Flash

Berisha: Do rindërtojmë në Pukë infrastrukturën më moderne

Lapsi.al 21 April 2025
Berisha: Do rindërtojmë në Pukë infrastrukturën më

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur një takim ditën e sotme në qyetin e Pukës. Gjatë fjalimit të tij, Berisha premtoi se do të ketë përparësi të tunelit Rreps-Gjegjan duke shtuar se do të rindertojnë një Pukë me infrastrukturën më moderne. Berisha tha se do të pesëfishojnë subvencionet për fermerët e këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë.

Ndër të tjera Berisha shtoi po synojnë të dyfishojmë prodhimin bujqësor në 4 vitet e ardhshme.

PJESË NGA DEKLARATA:

"Pra, a vazhdohet kështu? Ky është njeri që nuk ka asnjë normë. Miq, u premton pasaportën evropiane.

Pasaporta evropiane e tij është pasaporta më kallpe në Europë. Me Edi Ramën nuk shkohet kurrë në Europë.

Me Edi Ramën, mbi 1 milion e 99 mijë shqiptarë ikën nga Shqipëri dhe morën në Europë, pasaportën evropiane. Pasaporta evropiane e Ramës është si djegësi i Tiranës. Është si premtimi për shëndetësinë falas.

A e dini ju që vetë INSTAT-i i tij deklaroi javën e kaluar se shqiptarët shpenzojnë nga xhepi i tyre për kujdesin shëndetësor 820 milionë euro. Shpenzojnë për frymë 410 euro për frymë në vit. A e imagjinoni? Shpenzojnë për ilaçe dy herë më shumë se për bukën e gojës.

Çfarë bëjnë? Nuk i blejnë, rrinë pa mjekim ose në mëshirë të familjarëve të tyre që t’ua dërgojnë. Edhe ato të tjerat që ua dërgojnë janë marka Doshi-Nushi. Në vend, të gjitha me niseshte pa efekte. Ilaçe mashtrimi. Ua jap fjalën ju se javën e parë dyllin Doshi dhe Nushit dhe në Shqipëri nuk do mund të futen kurrë ilaçe të tjera përveç atyre që tregtohen në së paku dy vende të BE. Dhe jemi këtu, u premtoj ju, por u premtoj edhe pukjanëve dhe shqiptarëve të mrekullueshëm në diasporë se pas 11 Majit, nuk do porosisë kush ilaçe jashtë shteti sepse do vëmë këtu në Shqipëri listën italiane të rimbursimit. Ato ilaçe që shteti italian, vend i pasur, u rimburson qytetarëve të tyre, ato do u rimbursojë qeveria e koalicionit tonë shqiptarëve.

Ndaj dhe miqtë e mi, kjo që u ndala gjer tani është të themi paketa e dhembshurisë. Është pra paketa e shpirtit dhe zemrës dhe solidaritetit që kemi për njëri-tjetrin. Po kjo është vetëm shtylla e parë. Made in Albania. Puka, prodhim, prodhim, prodhim. Sot pasuritë këta qeveritarë dhe fondet i plaçkisin, i ndajnë njëri me tjetrin. U garantoj se fondet dhe pasuritë do shndërrohen në mirësi për qytetarët shqiptarë. Dhe jo vetëm në rroga dhe pensione. Por ata do jenë përfituesit kryesorë të pasurive të pamasa që kemi ne.

Ndaj dhe ne do krijojmë në Pukë dhe Shqipëri klimën më miqësore ndaj biznesit. Do rindërtojmë në Pukë infrastrukturën më moderne. Do shohim me përparësi tunelin Rreps-Gjegjan.

Ata që mund të rrudhin buzët kur e dëgjojnë këtë premtim, ata nuk njohin Pukën, potencialet e saj përrallore, nuk njohin pasuritë e saj të mëdha. Nuk njohin shpirtin punëtor të pukjanëve të mençur. Çdo fermer do të subvencionohet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Dy javë më parë, një fermer nga Fushë Arrëzi më dërgon një mesazh, më thotë se duhet të importosh shumë të imëta dhe lopë sepse po shfarosen dhe do e kemi shumë të vështirë t’i kthejmë përsëri. Unë i premtoj atij se do bëjmë gjithçka që t’i dyfishojmë dhe trefishojmë të gjitha krerët e bagëtive. Qeveria do pesëfishojë subvencionet për fermerët e Pukës dhe të Shqipërisë. Në qoftë se sot merrni 100 euro, do merrni 500 euro.

Bimët mjekësore, arrorët, drurët frutorë do jenë përparësi në nxitjen, mbjelljen, kultivimin e tyre. Pra, ne synojmë të dyfishojmë prodhimin bujqësor në 4 vite. Po Puka është Puka e rezervave të mëdha minerale," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI