Flash

Banorët e Hotolishtit në protestë: Balluku na gënjeu, nuk erdhi në takim

Lapsi.al 20 April 2025
Banorët e Hotolishtit në protestë: Balluku na gënjeu, nuk

Prej tetë muajsh pa përgjigje, banorët e Hotolishtit kanë bllokuar sot segmentin rrugor që kalon nëpër fshat, në shenjë proteste ndaj mungesës së transparencës për projektin e aksit Elbasan–Qafë Thanë.

Banorët kërkojnë sqarim të menjëhershëm për rrugën që, sipas tyre, në variantin aktual parashikon shembjen e rreth 30 shtëpive. Ata propozojnë ndërtimin e një tuneli, që do të kishte ndikim minimal në jetën e komunitetit dhe mjedisin përreth.

Protestuesit janë të shqetësuar edhe për kompensimin e ofruar nga shteti, duke e cilësuar si të pamjaftueshëm për të rindërtuar banesat e tyre. Një tjetër pikë kritike është kompensimi i tokave, për të cilat çmimi aktual prej 174 lekësh për metër katror është, sipas tyre, i papranueshëm.

Zemërimi i banorëve është përqendruar edhe ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ata shprehen të zhgënjyer që Balluku nuk iu përgjigj thirrjes për takim këtë të martë, ndonëse një vizitë e saj ishte paralajmëruar më herët.

“Veprimi i ministres Balluku për të mos ardhur dhe për të sqaruar këta banorë është një absurditet shumë i madh”, u shpreh një banor i zonës. Protestuesit paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve të 11 majit, nëse nuk merret një vendim i drejtë dhe transparent për projektin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI