Flash

Portieri i Bodo/Glimt feston fitoren ndaj Lazios: del foto me fanellën e Totti

Lapsi.al 19 April 2025
Portieri i Bodo/Glimt feston fitoren ndaj Lazios: del foto me fanellën e
Pas talljes nga Bodo/Glimt mbi fjalët e Paolo Di Canios disa vite më parë për “peshkatarët e salmonit”, vjen një tjetër thumb ndaj Lazios nga portieri i norvegjezëve, Nikita Haikin: lojtari publikoi një seri fotosh nga mbrëmja në “Olimpico” dhe në fund shtoi një foto të tij si fëmijë me fanellën e Romës. Më saktë të Francesco Totti, pasi pantallonat kanë numrin 10. Portieri festoi fitoren dhe postoi disa foto: “Një natë e paharrueshme në Romë. Bëmë Norvegjinë krenare për ne! Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të çmendur. Përpara në gjysmëfinale! Le të shkojmë.” Deri këtu duket si një postim normal për të festuar një ngjarje sportive, por në fund ka një surprizë: pas katër fotove nga ndeshja ndaj Lazios, vjen e fundit ku shfaqet Haikin si fëmijë me kompletin e Romës. Pantallonat kanë numrin 10, ndaj janë të ish-yllit romanist Francesco Totti, por ajo që habit më shumë është simpatia e tij për verdhekuqtë që i vogël.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Nikita Haikin (@nikita1haikin)

Lexo më tej: Guendouzi i tërbuar pas eliminimit nga Bodo, akuzoi shokët e ekipit: “Nxirrni bo*et”

Pas eliminimit të Lazios, tani Bodo/Glimt do të përballet me Tottenham për të provuar të surprizojë sërish dhe të arrijë në Bilbao, ku do të luhet finalja, kundër fitueses së çiftit Athletic Club–Manchester United.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI