Flash

Fotoreporterja palestineze/ U vra gjatë sulmit izraelit në Gaza

Lapsi.al 19 April 2025
Fotoreporterja palestineze/ U vra gjatë sulmit izraelit në Gaza

Fotoreporterja palestineze Fatima Hassouna, e cila u vra së bashku me dhjetë anëtarë të familjes së saj në një sulm ajror izraelit mbi shtëpinë e saj në veri të Rripit të Gazës, është protagoniste e një dokumentari që do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm. Fatima e diplomuar në Shkollën Universitare të Shkencave të Aplikuara në Gaza, nuk ishte vetëm një fotografe, ajo ishte një dëshmitare vizuale e realitetit gjithnjë e më të egër të përditshmërisë.

Disa orë përpara se të vritej, ajo postoi një fotografi të perëndimit të diellit nga ballkoni i saj, duke shkruar: “Ky është perëndimi i parë pas një kohe të gjatë. Sa i përket vdekjes së pashmangshme, nëse vdes, dua një vdekje të zhurmshme. Nuk dua të jem pjesë e lajmeve të shkurtra, apo një numër në mesin e turmës. Dua një vdekje për të cilën dëgjon bota, një gjurmë që zgjat përgjithmonë dhe imazhe të pavdekshme që as koha, as vendi nuk mund t’i varrosin."

Një ditë përpara vrasjes së saj, Shoqata për Kinematografinë e Pavarur për Shpërndarje (ACID) njoftoi se dokumentari “Vendose shpirtin në pëllëmbën tënde dhe ec”, nga regjisorja iraniane në mërgim Sedeiph Farsi, është përzgjedhur për Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm. Fatima është figura qendrore e filmit dhe përzgjedhja e saj mund të kishte qenë një pikë kthese në karrierën e saj, një mundësi për ta ndarë vizionin e saj me botën.

Në një intervistë për të përditshmen franceze Le Monde, regjisorja iraniane e përshkroi Fatimën me fjalë prekëse, duke thënë se ajo ishte si dielli. Regjisorja thotë se ajo e ndiqte luftën në Gaza, dhe herë pas here bashkëpunonte me mediat duke u dërguar fotografi dhe video.

“Ajo e ndiqte luftën në Gaza, dhe herë pas here bashkëpunonte me mediat duke u dërguar fotografi dhe video. Çdo ditë më dërgonte fotografi, mesazhe të shkruara dhe regjistrime audio. Çdo mëngjes zgjohesha dhe pyesja veten nëse ajo ishte ende gjallë,” tregoi ajo.

Të këshilluara

"Partizani"/ Shtyhet seanca për në GJKKO

Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Partizani" është shtyrë për në 23 prill në orën 13:00. Avokati Genc Gjokutaj foli jashtë ambienteve të GJKKO-së ku tha ...

14:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI