Flash

Zegjineja e Roskovecit, ose si Belinda ka kapur mediat më keq se Veliaj

Lapsi.al 18 April 2025
Zegjineja e Roskovecit, ose si Belinda ka kapur mediat më keq se Veliaj
Në këtë fushatë janë shafaqur shumë gra apo të rinj që duke përdorur moshën apo gjininë po shërbejnë si kamikazë për ambiciet e politikanëve të vjetër. Edhe Belinda Balluku në Fier ka gjetur një të tillë. Ajo është 26 vjeçarja që ka trashëguar emrin e stërgjyshes, Zegjineja. Mediat janë përmbytur nga videot e saj me tekste debile ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Zv kryeministres Balluku, Gaz Bardhin e PD. Tentativë për shitjen e votës në Lushnjë/ PD: Policia bandë e Belinda Ballukut! Vajzës, që jo për faj të saj, por të mënyrës se si kanë vendosur ta quajnë prindrit, moshatarët do ta kenë të vështirë ti shkruajën një letër dashurie, apo ti propozojnë: "Të dua Zegjine", i kanë caktuar të merret me shtëtitjet pas orës dy të natës të Bardhit me Gentin, ta ftojë atë për drekë, etj.  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Zegjine Çaushi (@zegjine.caushi)

Ajo përdor një fjalor rruge duke u çjerrë "o Gazooooo", duke i shtuar nga pas "o ylloooo", "o zemraaaa" dhe duke mos harruar asnjëherë që të kujtojë se vota duhen çuar në thesin e Belindës. Duke parë këtë maskaradë, natyrisht që do ishte e tepërt të akuzoje Ballukun në listën e gjatë të mëkateve të së cilës ky vëzhgim moral do renditej nga fundi. Për të nuk mund të kritikosh as vajzën nga Roskoveci që sado fatkeqe apo laraskë qoftë, është në moshë madhore për të vendosur se si të përdoret. Këtu problemi është tjetër. Lubi Balluku / Pse po ngrihet fortuna mbi Belindën? Si ka mundësi që një çupulinë anonime, me një kapacitet të mjerueshëm mendor, me një fjalor banal dhe aludime perverse, mund të kthehet në hit të mediave të mëdha? Si ndodh që në pak ditë ajo të katapultohet nga Roskoveci në Tiranë?  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Zegjine Çaushi (@zegjine.caushi)

Shpjegimi nuk mund të jetë profesional. Ai nuk ka lidhje me as me rolin e mediave për të shuar kërshërinë e publikut. Thjeshtë Zegjine Çaushi është bërë një vegël në dorën e makinerisë propagandistike të rilindjes. Videot e saj shpërndahen shpesh me të njëjtin titull dhe me të njëjtin tekst shoqërues, nga e njëjta dorë (shiko faksimilet nga Google ne fund te shkrimit). Ato nuk janë lajm. Ato janë servis që shumica e mediave i kryejnë pushtetit. Në këtë mënyrë, pa djeninë e saj, Zegjineja e shkretë është bërë një lloj lakmusi se cilat janë mediat që kanë bëtë pakt me djallin. Se cilat janë ato që në këtë garë kanë vendosur të bëjnë fushatë të fshehtë, por fitimprurëse për rilindjen. Arben Ahmetaj: Belinda Balluku, grabitësja më e madhe e buxhetit Denduria e përdorimit dhe e publikimit të saj dëshmon edhe diçka tjetër. Ajo tregon se cilat janë ato TV dhe portale që konrollohen nga Belinda Balluku, e cila pas rënies së fuqisë mediatike të Veliaj ka mbushur me shpejtësi vakumin e lënë prej tij. Pra në çdo media që shokoni të publikuara videot e Zegjinesë "cherchez la femme".  ©Lapsi.al      zegjineja  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI