Flash

U qëlluan gabimisht/ Nisen për kurim në Itali dy vëllezërit e plagosur në Tiranë

Lapsi.al 18 April 2025
U qëlluan gabimisht/ Nisen për kurim në Itali dy

Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike.

Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar.

Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje.

Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin lidhet me familjen e Roan Brahimit. /TCH

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI