Flash

"Partizani"/ Shtyhet seanca për në GJKKO

Lapsi.al 18 April 2025
"Partizani"/ Shtyhet seanca për në GJKKO

Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Partizani" është shtyrë për në 23 prill në orën 13:00. Avokati Genc Gjokutaj foli jashtë ambienteve të GJKKO-së ku tha se kanë kërkuar pushimin e çështjes për mungesën e faktit penal.

Sipas tij në dosje gjen akte të pakomunikuara, ekspertë të palicensuar dhe firma të falsifikuara. Gjokutaj tha se kryeministri Edi Rama si "si autor i ndryshimit të truallit" duhet të thirret për të dëshmuar. Ai shtoi se seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së një avokati.

"Ne e ritheksuam mungesën e faktit penal për të cilën ne kemi kërkuar pushimin e çështjes. Në dosje gjen akte të pakomunikuara, ekspertë të palicensuar, firma të falsifikuara, të cilat prokurori i dëgjon dhe hesht. Sali Berisha akuzohet, dhe Edi Rama nuk thirret, si autori i ndryshimit të truallit të klubit Partizanit. Ka hap siparin e kësaj procedure. E kemi kërkuar të thirret. Por në seancë paraprake nuk mund të thirrim dëshmitarë. Prokurorët nuk japin ndonjë herë përgjigje. Seanca sot u shty për shkak të mungesës së një avokati për shkak shëndetësor. Kishte raport mjekësor. U shty për datë 23 ora 13:00.", tha Gjokutaj.

Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, në ngarkim të kreut të PD-së Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerë emra nga biznesi. Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen "Partizani". Ai u la në këtë masë sigurie me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Të implikuar në dosje sipas organit të akuzës janë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Të këshilluara

Një rrugëtim artistik përmes kuriozitetit

Platforma CuriousX përmbylli një kapitull të veçantë më 3 Prill, me një event të ngrohtë te IQOS Boutique, ku arti dhe teknologjia u ndërthurën për të sjellë nj...

10:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI