Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe shira në gjithë territorin

Lapsi.al 18 April 2025
Parashikimi i motit: Vranësira dhe shira në gjithë territorin

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë veriperëndimore do të sjellë në territorin e vendit tonë kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit ku në zonat veriore dhe qendrore do të jenë në formë rrebeshi.

Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurta me kthjellime, por sërish gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë vendin sërish më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territori duke lënë jugun me shira të dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë paradite, por dobësohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosovë

Një sistem frontal do të përfshijë pjesërisht Ballkanin duke sjellë kushte të paqëndrueshme të motit edhe në republikën e Kosovës, për pasoje vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante ku më të dukshme priten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e Kosovës, herë pas here priten edhe rrebeshe. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke u luhatur minimalja 3°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu gjatë paradites. Më të theksuara reshjet do të paraqiten në kufitare me Shqipërinë. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin e republikës së MV, por sasia e tyre do të jetë e pakët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 6°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor.

Europa

Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet jugperëndimore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në gadishullin Iberik, gadishullin Apenin si edhe rajonin e Ballkanit, duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të paraqiten alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre, ndërsa motit i kthjellët do të mbizotërojë në gadishullin Skandinav, Europën lindore si edhe brigjet e Egjeut, situatë kjo si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI