Flash

“Gjysma e burrave janë çyrykë"/ Berisha-Ramës: Qafën e Buallit s'kaloje pa të tredhur

Lapsi.al 18 April 2025
“Gjysma e burrave janë çyrykë"/ Berisha-Ramës:

Kreu i PD-së Sali Berisha nga Kamza, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit tha në takimin me gratë në Dibër se “gjysma e burrave janë çyrykë, nëse votojnë sërish ‘kënetën’”.

Berisha tha se Rama nuk e kishte kaluar dot Qafën e Buallit, pa e tredhur dibranët. Por, shtoi se “dibranët janë të mençur, dhe e dinin se i tredhuri nuk tredhet më”.

"Dua t’i them Edi Ramës sot një fjalë, që shkon me Kanun dhe me ligj. Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku u tha grave se gjysma juaj i ka burrat çyrykë.

I them Ramës se në ligj e në Kanun, Qafën e Buallit s’e kishe kaluar kurrë, pa të tredhur dibranët. Por ata, nuk ka burra më të mençur, e dinin se i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI