Flash

Atentati në Tiranë, dy të miturit në gjendje kritike për jetën do të kurohen në Itali

Lapsi.al 18 April 2025
Atentati në Tiranë, dy të miturit në gjendje kritike

Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike.

Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar. Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje.

Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin lidhet me familjen e Roan Brahimit.

Ky atentat ka ndodhur një orë pasi ndodhi atentati në Lezhë ku u vra babai i tij. Gruaja e tij në Shqipëri jeton në një vilë, në të njëjtën rezidencë ku jetojnë edhe dy të miturit. Si të mos mjaftonte kjo gruaja e Brahimit, lëviz me një makinë ‘G Class’, të njëjtë si ajo me të cilën po udhëtonin 4 të rinjtë dhe se targat ndryshonin vetëm nga një germë.

Gruaja e Roan Brahimit ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e 4 personave në Lundër. Ajo ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj. Ajo ka thënë se gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë.

Me një historik të gjatë krimesh dhe vrasjesh hetuesit janë shpërndarë në pista se kush mund të ketë dashur të vrasë babanë dhe gruan e Roan Brahimit një vit pasi e ekzekutuan të riun në Greqi.

Të këshilluara

"Partizani"/ Shtyhet seanca për në GJKKO

Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Partizani" është shtyrë për në 23 prill në orën 13:00. Avokati Genc Gjokutaj foli jashtë ambienteve të GJKKO-së ku tha ...

14:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI