Flash

Stanisic rrëzoi një kapës topash, shpërthen sherri me stolin e Inter: ja çfarë ndodhi

Lapsi.al 17 April 2025
Stanisic rrëzoi një kapës topash, shpërthen sherri me stolin
Inter feston kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League pas barazimit 2-2 kundër Bayern Munich, por ndeshja në “San Siro” u mbyll me një episod shumë të pakëndshëm. Në fund të kohës shtesë të gjatë, shpërtheu papritur tensioni në pankinën zikaltër, që u përfshi në një përplasje me Stanisic: mbrojtësi kroat i bavarezëve, në përpjekje për të përshpejtuar aksionin, e shtyu nga stoli djalin që mbledh topat, i cili ndodhej pranë vijës anësore dhe i largoi topin, duke nxitur zemërimin e kundërshtarëve. Një gjest i kritikuar ashpër nga të gjithë tifozët dhe i lindur nga frustrimi për eliminimin e afërt nga Champions. Djali kishte hedhur topin larg lojtarit për të ngadalësuar aksionin e bavarezëve, por kroati nuk e priti mirë këtë veprim dhe e shtyu me forcë, duke rrezikuar të shkaktojë një përplasje të ashpër.

Stanisic shtyn djalin që mbledh topat, e rrëzon nga stoli

Nervozizmi ishte në kulm sepse rezultati 2-2 e linte ende Bayern me një mundësi të vogël për të shpresuar në shtesë dhe për të tentuar përmbysjen. Duhej vetëm një gol dhe gjashtë minutat shtesë mund të ishin një mundësi e mirë. Topi kishte dalë jashtë vijës anësore dhe Stanisic po shkonte në pozicion për të bërë një rivënie me duar, por një djalë i ri që mbledh topat, pjesë e Inter, vendosi ta ngadalësojë aksionin duke e hedhur topin më larg nga lojtari. Mbrojtësi nuk e priti aspak mirë këtë veprim dhe, kur e kuptoi trukun e djalit, e tërhoqi me forcë, duke i vënë duart në gjoks dhe e rrëzoi nga stoli ku ishte ulur. Djali u përmbys dhe përfundoi në tokë me këmbët përpjetë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e pankinës së Inter, që ndërhyri për ta mbrojtur – duke nisur nga Simone Inzaghi dhe gjithë stafi i tij, të cilët ishin vetëm pak hapa larg. U ndez një debat i ashpër verbal që solli edhe një karton të verdhë për mbrojtësin zikaltër Dimarco, që ishte në pankinë, por arbitri arriti të qetësojë situatën në kohë, duke shmangur më të keqen pikërisht në sekondat e fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI