Flash

Sondazhet: Bie popullariteti për Donald Trump

Lapsi.al 17 April 2025
Sondazhet: Bie popullariteti për Donald Trump

Sondazhet e fundit tregojnë se vlerësimi për Presidentin Donald Trump po bie, pasi gjithnjë e më shumë amerikanët nuk po e miratojnë mënyrën se si ai po e trajton detyrën e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kur u kthye si President ai u shfaq me shifra pozitive.

Megjithatë, vlerësimet për mbështetjen e tij janë ulur ndjeshëm javët e fundit, veçanërisht pas njoftimit për tarifat gjithëpërfshirëse. Trump u tërhoq më pas nga tarifat duke njoftuar një pauzë 90-ditore për shumicën e tyre.

Rënia në sondazhe mund të pengojë ndikimin politik të Trump në një klimë tashmë shumë të polarizuar dhe potencialisht të dëmtojë shanset e republikanëve në zgjedhjet e 2026-ës.

Në një sondazh i ri i publikuar nga “YouGov” dhe “The Economist” zbuloi se mbështetja për Trump është 42% ndërsa mosmiratimi për të është rritur në 52% me një hendek prej 10%. Sondazhi është kryer nga 13 deri më 15 prill duke pyetur 1512 persona. Marzhi i gabimit ishte 3.4%.

Një javë më parë, vlerësimi për Trump ishte 43% dhe mosmiratimi ishte 51% me një hendek prej 8%. Sondazhi ishte kryer nga 5 prilli deri më 8 prill mes 1741 personave me një marzh gabimi prej 3.1%.

Një sondazh i mëparshëm i “YouGov/The Economist”, të kryer nga 30 mars deri më 1 prill, vlerësimi i miratimit të presidentit ishte 46% krahasuar me një vlerësim mosmiratimi prej 49%. Hendeku ishte 3%.

Një javë më parë, në një sondazh të kryer nga 22 deri më 25 mars, vlerësimi i miratimit të Trump ishte 48% me një vlerësim mosmiratimi prej 46%. Kjo ishte hera e fundit që vlerësimi i mbështetjes së presidentit amerikan ishte pozitiv në YouGov/The Economist.

"Pothuajse çdo president përjeton një rënie të shpejtë të popullaritetit menjëherë pas marrjes së detyrës" - tha për Newsweek D. Stephen Voss, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Kentakit.

"Presidentët rrallë i përmbushin shpresat e të gjithë njerëzve që ndihmuan në zgjedhjen e tyre edhe sepse ata nuk mund të japin gjithçka për të gjithë votuesit" - tha Voss. “Donald Trump po i kënaq mbështetësit që donin që ai t'i shkundte gjërat në mënyrë dramatike, ndërkohë që ndalet te votuesit që mendonin se mandati i tij i dytë do të ishte më shumë si mandati i tij i parë”.

Voss shtoi se presidentët zakonisht përjetojnë një "periudhë muaji të mjaltit" pas zgjedhjeve. "Ata marrin një muaj mjalti, një periudhë vlerësimesh relativisht të larta, por periudha e muajit të mjaltit të një presidenti priret të jetë mjaft e shkurtër," tha Voss. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI