Flash

Dogjën makinën e një 30-vjeçareje, shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar

Lapsi.al 17 April 2025
Dogjën makinën e një 30-vjeçareje, shpallen në

Zbardhet autorësia e djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Belul Hatibi”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të rastit (shtetas maqedonas dhe kosovarë).

Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi djegien e automjetit të shtetases P. K., 30 vjeçe, kryer rreth orës 04:00 të datës 16.04.2025, në rrugën “Belul Hatibi”, u zbardh autorësia e këtij krimi.

Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI