Flash

Atentati ndaj Lulzim Mashës/ Dumani tregon se porosia erdhi nga Suel Çela

Lapsi.al 17 April 2025
Atentati ndaj Lulzim Mashës/ Dumani tregon se porosia erdhi nga Suel

Në procesin që po zhvillohet në GJKKO, Dumani rrëfeu gjithashtu se kishte marr porosi për vrasjen e Lulzim Mashës, të cilën ia përcolli Henrik Hoxhajt përmes telefonit.

“Henrikut i ofrova 160 mijë euro, i dhashë 10 mijë kapar. 10 mijë të tjera, më duket, i mbajta për vete. Porosia është marrë nga Suel Çela, me të cilin më ka lidhur miku im në Durrës, Fatmir Troplini. Unë në platformat si Sky ECC dhe Matrix kam pasur pseudonime “Alkatraz”, “Covid 19” dhe “Toto Rino”, ndërsa Henrik Hoxhaj përdorte pseudonimin “Baftjari”.

Nga ana tjetër, Henrik Hoxhaj ka konfirmuar se ishte marrë porosi për vrasjen e djalit të Lulzim Mashës, por meqenëse ai nuk u gjend, vendosën të godasin të atin.

“E gjithë komunikata është në telefon. Djali nuk po vinte, ishte në Maqedoni. E ndiqnim përmes Aleksandër Bahos, të cilin e njihnim si ‘Sakati’. Kur të vinte djali, do të bëhej goditja. Ai kishte 200 mijë euro me vete, ndërsa Baho do merrte 70% të shumës,”

Henrik Hoxhaj akuzoi Dumanin se po përpiqet të minimizojë rolin e tij në vrasjet e planifikuara, por Dumani i tha se: “Nuk më ke dhënë asnjëherë urdhra, çfarë po bën këtu si kapiten Rramiu?! Të është dhënë një punë, ajo merret dhe bëhet, ose nuk pranohet fare.”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI