Flash

Shefi i Agjencisë Energjetike Atomike: Irani është shumë pranë bombës bërthamore

Lapsi.al 16 April 2025
Shefi i Agjencisë Energjetike Atomike: Irani është shumë

Rafael Grossi, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare Energjetike Atomike, ka bërë me dije se Irani është në fakt shumë pranë krijimit të bombës bërthamore.

Gjatë një interviste për të përditshmen franceze Le Monde, Grossi foli lidhur me hapat që mund të ndiqen për një marrëveshje bërthamore dhe se ajo, pa ndërmjetësimin e IAEA, mbetet e pavlerë – edhe nëse negociohet nga vetë Donald Trump.

Ndërsa theksoi se Irani i ka të gjitha pjesët e formueses për krijimin e bombës bërthamore, por thjesht duhet t’i vendosë bashkë dhe ky nuk një proces i lehtë, edhe pse është pranë arritjes.

“Megjithëse Irani zotëron materiale të mjaftueshme për të prodhuar jo vetëm një por disa bomba, ai ende nuk ka armë bërthamore. Është si një enigmë, ata i kanë pjesët dhe përfundimisht mund t’i bashkojnë një ditë.

Ka ende një rrugë për të bërë përpara se të arrihet kjo. Por ato nuk janë larg, duhet pranuar. Në katër vitet e fundit, ka pasur një përshpejtim shumë të qëndrueshëm nga ana e Iranit në këtë fushë”, përmendi Grossi.

Ai shtoi se zyrtarët e IAEA janë të pranishëm në terren, por ndërhyrja e tyre tashmë është e kushtëzuar dhe e limituar. Kjo, edhe për shkak të shterimit të protokolleve shtesë në Iran.

Teksa, ka bërë me dije edhe se një vizitë e tija në Teheran, synon rikthimin e besimit mes palëve dhe rikthimin e IAEA për të parandaluar çdo përshkallëzim bërthamor në Iran.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI