Flash

Miratohet qeveria e re në Serbi, Macut “ëndërron” për Kosovën

Lapsi.al 16 April 2025
Miratohet qeveria e re në Serbi, Macut “ëndërron”

Parlamenti në Serbi ka miratuar këtë të mërkurë qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Gjuro Macut.

Me 153 vota pro, 46 kundër dhe mungesën e 51 deputetëve në sallë, qeveria e re do të nisë nga detyra, teksa sfida kryesore janë ekonomia por edhe marrëdhënia me Prishtinën, e zgjidhja e krizës së krijuar nga protestat që kanë mbërthyer vendin.

Sipas Macut, politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë. Kryeministri i ri teksa ka shpjeguar programin e tij para deputetëve të Kuvendit tha se do të vazhdohet me politikën e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik që Serbia ka pasur deri më tani.

Qeveria e re e Serbisë, do të përbëhet nga 30 ministra, shumica prej të cilëve ishin edhe në kabinetin e kryeministrit Millosh Vuçeviç, i cili dha dorëheqje pasi studentët vërshuan në rrugë pas tragjedisë në Novi Sad.

Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e koalicionit NADA dhe të Partisë Demokratike.

Gjuro Macut, gjatë ekspozesë së tij, nuk ka harruar të përmend edhe Kosovën duke pretenduar se Serbia do të vazhdojë të jetë aktor konstruktiv në këtë çështje.

Ai theksoi para ligjvënësve se Beogradi nuk do të pajtohet me zgjidhje që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai theksoi se zbatimi i Kushtetutës nënkupton edhe që “Kosova dhe Vojvodina janë pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”.

“Kosova mbetet çështje qendrore e interesit më të lartë kombëtar dhe ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit është një nga prioritetet më të rëndësishme të politikës së jashtme”, deklaroi Macut.

Të këshilluara

Zjarr në Llogara, era favorizon flakët

Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar në Llogara, në qarkun e Vlorës është përfshirët nga flakët pasditen e sotme. Bëhet e ditur se flakët janë për...

17:58

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI