Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Evropa nuk mund të jetë një "vasale e përhershme e sigurisë" së SHBA-së

Lapsi.al 16 April 2025
Evropa nuk mund të jetë një "vasale e përhershme e

Ekziston të paktën, një politikan europian që zv.presidenti amerikan JD Vance e admiron: liderin ikonik francez të pasluftës, Charles de Gaulle. Në një intervistë për faqen britanike të lajmeve dhe opinioneve UnHerd, zv.presidenti i SHBA-së tha se de Gaulle, i cili udhëhoqi rezistencën franceze kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte president nga 1959 deri në 1969, kishte të drejtë kur bëhej fjalë për pavarësinë ushtarake të Europës.

“De Gaulle i donte Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Vance, “por [ai] e kuptonte atë që padyshim e kuptoj edhe unë: që nuk është në interesin e Europës, dhe as në interesin e Amerikës, që Europa të jetë një vasal i përhershëm sigurie i Shteteve të Bashkuara.”

Këto komente të Vance vijnë në një kohë kur administrata e presidentit Donald Trump po godet përsëri dhe përsëri kryeqytetet europiane për mbështetjen e tepruar që u jep SHBA në fuqi ushtarake për mbrojtjen e tyre, duke lënë të kuptohet në mënyrë të përsëritur se SHBA nuk do të ndërhyjë për të mbrojtur aleatët e NATO-s që nuk investojnë vetë në sigurinë e tyre. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi gjithashtu se prania ushtarake amerikane në Europë “nuk është përgjithmonë.”

Trump kërkon që vendet e NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje, një rritje e ndjeshme krahasuar me objektivin aktual të aleancës prej 2%, i cili pritet të rritet më tej në samitin që do të mbahet këtë verë në Hagë.

“Nuk mendoj se që Europa të jetë më e pavarur është një gjë e keqe për Shtetet e Bashkuara, është një gjë e mirë për Shtetet e Bashkuara,” tha Vance. “Nëse kthehemi pas në histori, mendoj, sinqerisht, që britanikët dhe francezët kishin të drejtë në mospajtimet e tyre me Eisenhower-in për Kanalin e Suezit.”

Në vitet 1950, presidenti amerikan Dwight Eisenhower detyroi Londrën dhe Parisin, përpara se de Gaulle të bëhej president, të tërhiqeshin nga një ndërhyrje ushtarake për të rimarrë kontrollin e Kanalit të Suezit nga Egjipti, që kishte rëndësi thelbësore për interesat ekonomike dhe koloniale të të dy vendeve.

Me përjashtim të Britanisë, Francës dhe Polonisë, “shumica e vendeve europiane nuk kanë ushtri që mund të garantojë një mbrojtje të arsyeshme,” argumentoi Vance. “Realiteti është — është e ashpër ta thuash, por është gjithashtu e vërtetë — që e gjithë infrastruktura e sigurisë së Europës, për gjithë jetën time, është subvencionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

De Gaulle, mendimi i të cilit ishte formuar nga përvoja e Suezit, paralajmëronte shpesh që europianët duhet të ishin më të pavarur nga SHBA, dhe punoi për ta bërë ushtrinë franceze më autonome, duke përfshirë zhvillimin e armëve bërthamore dhe të një industrie të fuqishme të mbrojtjes. Ai frymëzoi një përpjekje shumëvjeçare për atë që sot presidenti aktual francez Emmanuel Macron e quan “autonomi strategjike.”

Gjithçka me dashuri

Vance ndau edhe mendimin e tij për reagimin europian ndaj pushtimit të Irakut në vitin 2003 të udhëhequr nga SHBA, të cilin ai e cilësoi si një “katastrofë strategjike.” Ndërsa SHBA përgatitej të pushtonte Irakun, shumë vende europiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e kundërshtuan sulmin, ndërsa Britania e mbështeti SHBA-në. Nënpresidenti tha se europianët skeptikë mund të kishin folur më fort.

Ai u shpreh se “shumë vende europiane kishin të drejtë” që kishin rezerva për luftën në Irak dhe shtoi se me pak prova, Europa mund ta kishte ndalur luftën “nëse do të kishte qenë pak më e pavarur dhe pak më e gatshme të qëndronte.”

Nënpresidenti, i cili më parë ka bërë sulme të ashpra ndaj kontinentit të vjetër mbi migracionin dhe lirinë e shprehjes, u përpoq të zbuste kritikat e tij duke theksuar “dashurinë” që ka për Europën.

“E dua popullin europian. Kam thënë vazhdimisht se mendoj që nuk mund të ndash kulturën amerikane nga kultura europiane,” tha ai. “Ne jemi në thelb një produkt i filozofive, teologjive dhe sigurisht i modeleve të migrimit që kanë dalë nga Europa dhe që krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Por, shtoi Vance, “liderët europianë kanë investuar në mënyrë radikale të pamjaftueshme në siguri, dhe kjo duhet të ndryshojë.”

Ai nuk kurseu as një thumb ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një tjetër përplasje në luftën e fjalëve mes të dyve, që nisi me përplasjen e tyre të tensionuar në Zyrën Ovale në shkurt, kur Vance e tërhoqi vëmëndjen Zelenskit për “mungesën e respektit.”

Në një intervistë për emisionin amerikan “60 Minuta” të dielën, Zelensky akuzoi zv.presidentin se “po justifikonte në njëfarë mënyre” pushtimin rus dhe se kishte rënë viktimë e dezinformatave të Moskës. Vance reagoi duke thënë se është “paksa absurde që Zelensky t’i thotë [qeverisë amerikane], e cila aktualisht po mban në këmbë të gjithë qeverinë dhe përpjekjen e tij të luftës, që ne jemi në anën e rusëve.”/Politico.eu

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 99.1 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe...

08:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI