Flash

OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri për dekadat e ardhshme

Lapsi.al 14 April 2025
OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri për

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje të popullsisë etj.

Kombet e Bashkuara parashikojnë që në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet në projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit gjatë 2024-2054. OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT vitin e kaluar lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 do të lindin rreth 10-11 mijë foshnje në vit. Realiteti i viteve të fundit ka dëshmuar se treguesit demografikë të Shqipërisë patën ecuri më negative se edhe projeksionet më pesimistë për ecurinë e popullsisë. Askush nuk kishte mundur të parashikonte se lindjet në vendin tonë do binin me rreth 40 për qind vetëm në dekadën e fundit. Në vitin 2014 në vendin tonë lindën 35,700 foshnja, ndërsa më 2024 vetëm pak më shumë se 22 mijë ose 37% më pak se në 2014.

Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë në vitet në vijim për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit në gratë në moshë lindjeje dhe e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja.

Normat totale të lindshmërisë kanë rënë vazhdimisht gjatë gjysmës së shekullit të fundit, nga një mesatare totale e lindshmërisë prej 4.8 lindje për grua në 1970 në 2.2 në 2024.

Gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100.

OKB vë në dukje se projeksioni i normave të lindshmërisë deri më tani në të ardhmen është subjekt i pasigurive të mëdha. Me 2024 shkalla totale e fertilitetit në rang global ishte 2.2 lindje për grua, shumë më e ulët se vlera e parashikuar për të njëjtin vit mbi një dekadë më parë në 2013, me 2.4 fëmijë për grua.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,21 fëmijë për grua më 2022 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.

Në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishte më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Normat më të larta të lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).

Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI