Flash

“Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri!

Lapsi.al 14 April 2025
“Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në

Gazeta gjermane Der Standard ka publikuar një reportazh kritik për transferimin e emigrantëve nga Italia në Shqipëri, duke e cilësuar veprimin e qeverisë italiane si një përpjekje të re për të “shpërngulur kriminelë” në kampe të dëbimit jashtë territorit italian.

“Në vend të refugjatëve që mbërrijnë me varka, Roma tani ka dërguar edhe emigrantë kriminelë”, shkruan gazeta.

Sipas reportazhit nga Roma, të realizuar nga gazetari Dominik Straub, shumica e emigrantëve nuk ishin të vetëdijshëm për çfarë po ndodhte.

Ata u zgjuan gjatë natës, u vendosën në pranga dhe u transportuan me autobusë drejt portit të Brindisit, ku më pas u nisën drejt Shqipërisë me anijen e marinës italiane “Libra”.

Emigrantët u vendosën në kampin e dëbimit në Gjadër, rreth 20 kilometra nga Shëngjini.

Sipas burimeve italiane, ata vinin nga vende si Maroku, Tunizia, Algjeria, Nigeria, Egjipti, Pakistani, Bangladeshi, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Disa prej tyre kishin kryer vepra penale përfshirë vepra seksuale, vrasje në tentativë dhe vjedhje – ndërsa të tjerë ishin emigrantë pa leje qëndrimi dhe me urdhër dëbimi nga Italia.

Kamp jashtë Italisë për 1 miliard euro

Kjo është përpjekja e katërt e qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit për të funksionalizuar kampet e dëbimit në Shqipëri, të ngritura përmes një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare në vjeshtën e vitit 2024.

Deri tani, tre përpjekjet e mëparshme janë bllokuar nga gjykatat italiane.

Kostoja për taksapaguesit italianë ka arritur në rreth 1 miliard euro, ndërsa qendrat, fillimisht të menduara për refugjatë të ardhur me varka që nuk do të hynin asnjëherë në territorin italian, tani po përdoren për persona që kanë qëndruar brenda Italisë.

Kontestime ligjore dhe shqetësime për të drejtat e njeriut

Me një dekret të qeverisë italiane të datës 28 mars, është mundësuar ky ndryshim i përdorimit të kampeve. Ende nuk është e qartë nëse ky ndryshim është dakordësuar me autoritetet shqiptare dhe nëse do t’i rezistojë shqyrtimit nga drejtësia italiane.

Deputetë të opozitës në Itali kanë reaguar ashpër.

Cecilia Strada nga Partia Socialdemokrate ka kritikuar faktin se të deportuarit u vunë në pranga dhe nuk kanë pasur qasje te avokatët.

Ndërkohë, janë raportuar edhe tre raste vetëlëndimi në kamp, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike të të internuarve.

Deputeti Alessandro Zan e ka quajtur këtë politikë një “dështim të modelit shqiptar” dhe i ka bërë thirrje kryeministres Meloni të “ndalojë së kopjuari mikun e saj Donald Trump”.

Nga pala shqiptare nuk ka pasur ende një reagim zyrtar mbi ndryshimin e destinacionit të kampit dhe përdorimin e tij për persona me të kaluar kriminale./Der Standard

Të këshilluara

Dumani: Nën hetim u vendosën 33 ish-zyrtarë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024, janë vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë. Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2...

11:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI