Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Ushtria izraelite pretendon se ka nën kontroll qytetin e Rafah në Rripin e Gazës

Lapsi.al 12 April 2025
Ushtria izraelite pretendon se ka nën kontroll qytetin e Rafah në

Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në përpjekje për të marrë nën kontroll sa më shumë pjesë të enklavës palestineze.

Izraeli i ka urdhëruar vazhdimisht qindra mijëra palestinezë në Rafah që të largohen, prej rifillimit të operacioneve në Gazë më 18 mars, duke i detyruar ata të shpërngulen në një zonë gjithnjë e më të ngushta, të kufizuar nga deti.

Më 2 prill, Izraeli njoftoi se ushtria e tij kishte filluar ta merrte nën kontroll një zonë që e quajti Aksi i Moragut, duke iu referuar një vendbanimi të dikurshëm izraelit, që ndodhej mes qyteteve Rafah dhe Han Junis, në jug të Gazës.

Prej atëherë, qindra mijëra palestinezë janë detyruar të ikin nga Rafahu, një zonë prej 60 kilometrash katrorë që kufizohet me Egjiptin në jug.

“Gjatë 24 orëve të fundit, trupat e Divizionit të 36-të përfunduan krijimin e rrugës së Moragut, duke ndarë Rafahun dhe Han Junisin“, tha ushtria të shtunën.

Izraeli e nisi luftën në Gazë pas sulmit të grupit militant palestinez Hamas në jug të Izraeli më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.

Prej atëherë, më shumë se 50.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavën e kontrolluar nga Hamasi. Shumica e popullsisë është zhvendosur dhe pjesa më e madhe e Gazës është rrënuar.

Izraeli e rifilloi ofensivën Gazë në mars, pasi e braktisi armëpushimin që ishte në fuqi që nga janari. Sipas Izraelit, fushata do të vazhdojë derisa të lirohen 59 pengjet e mbetura dhe Hamasi të zhduket nga Gaza. Hamasi ka thënë se do t’i lirojë pengjet vetëm në përputhje me një marrëveshje që do t’i japë fund luftës dhe nuk i ka pranuar kërkesat për t’i dorëzuar armët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI