Flash

Tragjedia me 61 viktima në Koçan, ndalohen dy ish-ministrat e Ekonomisë

Lapsi.al 12 April 2025
Tragjedia me 61 viktima në Koçan, ndalohen dy ish-ministrat e

Në kuadër të hetimeve për ngjarjen tragjike në Koçan, ku humbën jetën 61 persona, policia ka ndaluar ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, kuadro të BDI-së, si dhe ministrin aktual dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu.

Sipas skemës, në listë janë shtuar të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë, pozitë kjo që mbahej kryesisht nga BDI dhe që prek periudhën nga viti 2012 kur për herë të parë diskoteka ‘Puls’ u pajis me licencë e deri në vitin 2024, kur rinovoi në mënyrë të falsifikuar licencën e punës.

Të ndaluar janë ministri aktual dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim Shaban Saliu, ish-ministrat e Ekonomisë Valon Saraçini, Bekim Neziri dhe Driton Kuçi.

Aktualisht Kuçi është ambasador në Norvegji, ndërsa në rrjetet sociale ai ka konfirmuar kontrollin e policisë në shtëpinë e tij dhe ka theksuar se do të kthehet në vend për procedurat.

Ndërkohë janë ndaluar edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Xhevat Selami, ish-drejtor i Inspektoratit të Tregut dhe inspektorë ndërtimi të cilët kanë punuar në komunën e Koçanit. Nuk jepen më shumë detaje për aksionin, ndërsa Prokuroria shkurt vetëm konfirmon aksionin.

“Me urdhër të prokurorit publik në rrjedhë është aksioni për ndalimin e më shumë personave, në drejtim të zgjerimit të hetimit për zjarrin në Koçan. Autoritetet kompetente do ta informojnë opinionin në mënyrë të koordinuar në momentin që do të përfundojnë veprimet që janë në rrjedhë”, theksuan nga Prokuroria.

Paraprakisht Prokuroria ngriti procedurë hetimore për 34 persona fizikë dhe 3 juridikë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ish-kryetarë të komunës së Koçanit dhe ish-drejtues të Inspektoratit të Tregut.

Të gjithë të dyshuarit ngarkohen që në periudhën prej vitit 2012 deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit, bashkë por çdokush në aspektin e tij, kompetencave dhe përgjegjësive nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për mjedisin jetësor, trupin e njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI