Flash

Reciton edhe Ulsiu para Ramës: Do ta bëjmë Europën të flasë shqip

Lapsi.al 12 April 2025
Reciton edhe Ulsiu para Ramës: Do ta bëjmë Europën të

Drejtuesi politik i Qarkut Lezhë, Ulsi Manja, u shpreh se nga shtatë mandate që janë në Lezhë, Partia Socialiste do të marrë katër të tilla.

“Përshëndetje nga Lezha, nga Mirdita dhe Kurbini, përshëndetje nga Veriu në Jug!

Shqipëria ka qenë prej moti në Europë, por më 11 maj do ta sjellim Europën në këtë shesh, për të europianizuar Shqipërinë, për ta bërë Europën të flasë shqip.

Më 11 maj Lezha, Mirdita dhe Kurbini do të votojnë Edi Ramën, do të marrim katër mandate nga shtatë të mundshme në të qark. Mos harroni, votoni Edi Rama, Partia Socialiste, numri 5!”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI