Flash

Premtimi i Ramës: Shqipëria 2030 do jetë një Shqipëri e re, me tjetër fuqi e pozicion

Lapsi.al 12 April 2025
Premtimi i Ramës: Shqipëria 2030 do jetë një Shqipëri e

“Shqipëria 2030 do të jetë një vend me tjetër fuqi dhe pozicion”, theksoi kryeministri Edi Rama në hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.

Ai nuk ngurroi të sulmonte edhe opozitën, duke u shprehur se “këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë”.

Rama: Nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur në majë të një shkëmbi, nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njehsuar, arbërorët ishin populli i vetëm autokton që paraardhësit mund të mbështeteshin pa u zhgënjyer.

Është koha të nisim kuvendimin e madh të maleve e fushave përtej të majtës dhe të djathtës, ta çojmë në sallonin e madh të familjes europiane, takimet me historinë nuk presin dhe nuk shtyhen sipas qejfit, duhet ti shkojmë rrugës së hapur të fatit, nëse duam ti japim fund historisë së një populli padrejtësisht të mbetur si dorë e dytë, tu dhurojmë fëmijëve tanë një vend brenda kufijve të BE, ku të mos ketë asnjë dallim dhe asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë.

Sot nuk është gjëkundi me atë që ishte kur morëm detyrën. Edhe mbase këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë. Shqipëria 20230 do të jetë një Shqipëri e re, një vend me një tjetër fuqi dhe pozicion, një shtet me liri dhe të drejta që sot nuk i kemi akoma.

Me ne ose kënetën opozitare apo shitësat e qilimave fluturues, vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon me asnjë mundësi prapakthimi themelin e barazisë para ligjit që PS pati kurajë ta hedhë, deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e BE, vetëm shqiptarët mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvajtje e opozitës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI