Flash

41.700 dosje stok/ Raporti i Apelit: Mungesa e gjyqtarëve, emergjencë kombëtare

Lapsi.al 12 April 2025
41.700 dosje stok/ Raporti i Apelit: Mungesa e gjyqtarëve, emergjencë

Mungesa e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë është tashmë në kufijtë e një emergjence kombëtare, duke shkuar përtej KLGJ-së dhe kërkohet ndërhyrje nga organet legjislative dhe ekzekutivi.

Kështu e konsideron Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm fluksin e madh të punës, mijëra dosjet e prapambetura, e cila sipas saj duhet të jetë prioritet i institucioneve qendrore, për të vendosur të gjitha burimet e nevojshme në dispozicion. Shqetësimi ngrihet në raportin vjetor të vitit të 2024-s, të dorëzuar në Kuvend.

Apeli thotë se të dhënat tregojnë se qëllimi kryesor që pati reformimi i hartës së re gjyqësore në vitin 2023 është shumë larg realizimit. Përmes këtij raporti, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm thotë se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhej të bënte më shumë përpjekje për përshpejtimin e procesit të promovimit të gjyqtarëve të rinj, si dhe shtimin e ndihmësve ligjorë, të cilat aktualisht janë vetëm 22.

Një tjetër problem për Apelin janë ambientet, mungesa e sallave të gjyqeve dhe ato për arkivën, të cilat e vështirësojnë punën për të dhënë drejtësi.

Gjykata e mbylli vitin 2024 me një total prej vetëm 26 gjyqtarësh, 3 herë më pak nga 78 sa duhej të kishte në organikën e miratuar që në vitin 2022. E megjithatë, 9850 çështje gjyqësore u gjykuan, me një mesatare prej 534 çështjesh për gjyqtarë. Në total janë 41,700 dosje të prapambetura, të cilat, pa asnjë dosje të re, me 26 gjyqtarët aktual do të duheshin të shqyrtoheshin për 4 vjet e 3 muaj, gjithmonë sipas mesatares së vitit 2024.

Standardi ndërkombëtar për një efikasitet të lartë gjykimi është 100%, që nënkupton se duhen gjykuar në një vit i njëjti numër çështjesh që regjistrohen si të reja. Për vitin 2024, kjo shifër shkoi në nivelin 71%, duke shënuar rritje me vitin 2023. Ky rezultat tregon edhe se gjykata nuk është në gjendje të menaxhojë plotësisht ngarkesën e re të ardhur dhe vijon jo vetëm të mos zbus stokun e çështjeve të prapambetura, por të akumulojë gjithnjë e më shumë ngarkesë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI