Flash

Përfundojnë operacionet e kërkimit në rrënojat e klubit të natës në Santo Domingo

Lapsi.al 11 April 2025
Përfundojnë operacionet e kërkimit në rrënojat e klubit

Operacionet e kërkimit, shpëtimit në Santo Domingo përfunduan të enjten ndërsa numri përfundimtar i të vdekurve arriti në 221 të vdekur. Vendi mbetet në zi dhe familjet po varrosin të dashurit e tyre.

Autoritetet pranojnë se ende nuk kanë përcaktuar saktësisht se sa njerëz ishin brenda klubit Jet Set kur çatia e tij u shemb dhe nuk është ende e qartë pse. Në koncertin në këtë qendër ishin mbledhur politikanë, sportistë dhe personazhe të njohur.

"Sot përfundoi operacioni i kërkimit, shpëtimit dhe rikuperimit të viktimave," tha zëdhënësi presidencial Omar Figueroa në një video të postuar në mediat sociale. “Tani është koha për të kaluar në fazën tjetër, që është të kuptojmë dhe shpjegojmë se çfarë ka ndodhur”.

Qeveria e Republikës Domenikane njoftoi se ka miratuar formimin e një komisioni ekspertësh vendas dhe të huaj, për të përcaktuar shkaqet e shembjes së çatisë së klubit popullor. Ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilët ishin në vendngjarje që nga mëngjesi i djeshëm arritën të nxirrnin të gjallë pothuajse 200 njerëz në orët pas katastrofës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 87.5 lekë dhe...

08:08

Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu ...

07:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI