Flash

"Mamica" tregon sekretin e fitores së PS-së

Lapsi.al 11 April 2025
"Mamica" tregon sekretin e fitores së PS-së

Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj gjatë takimit të vajzave dhe grave socialiste në sallën e TKOB.

Gjatë fjalimit, Spiropali theksoi se socialistët janë për fitoren e 10-të në zgjedhje përballë demokratëve teksa i ironizoi që nuk e mundin dot Edi Ramën. Më tej zbuloi edhe sekretin e fitoreve të PS-së, që janë gratë dhe vajzat.

Spiropali: Cili është sekreti i tyre thonë disa? Sot kemi hyrë në periudhën zgjedhore për fitoren e 10-të me PS, besoj disa përgjigje do i japim. Disa thonë sekreti është se e kanë njohur pushtetin shumë gjatë. Janë partia e vjetër që ka trashëguar strukturat e partisë së vjetër. Disa thonë është dëshira e tyre për pushtet. Është fakti që socialistët dinë të jenë kritik, dinë të rilindin dhe të ringjallen dhe të kthehen në pushtet të rinovojnë skuadrën e tyre dhe të kenë alternativë.

Kundërshtarët e shohin ndryshe, thonë Edi Rama nuk mundet. Për herë të parë jam dakord me ta. Nuk e mundin dot Edi Ramën dhe nuk e mundin dot PS. E në çdo studio e ekran e kudo ku diskutohet publikisht, këto pyetje shtrohet dhe përgjigjet janë të ndryshme. Duke vizituar sallat e Shqipërisë dhe gratë na mbështesin dhe me entuziazmin që mbështesin PS dhe Edi Ramën.

Sekreti është publik mbështetja nga gratë dhe vajzat e Republikës së Shqipërisë të cilat më mirë se gjithë të tjerët e dinë që është PS që i ka dhënë hapësirë të madhe në çdo nivel. Është kjo hapësirë që jo vetëm e zëmë me numra, por e kemi rritur, e kemi bërë më dinamik, duke i dhënë jo vetëm fytyrën tonë por edhe aftësitë tona. Gratë në parlament janë më të besueshme flasin për çështje komunitare. Është kjo forcë politike dhe ky lider që i ka dhënë hapësirë të madhe grave.

Sot, misioni ynë për 11 majin, kjo garë nuk është si gjithë të tjerat, është garë për Shqipërinë evropiane, ku fëmijët tanë të ndihen të dinjitetshëm. Shqipëria disa vite nuk është ajo që ka emrin sot dhe nderin në arenën ndërkombëtare.

Gratë votojnë Shqipërinë, votojnë të ardhmen e tyre. Edhe në këto zgjedhje do jenë çelësi i suksesit për ta çuar Shqipërinë në familjen evropiane.

Të këshilluara

Hapja e fushatës, Meta mesazh nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në prag të hapjes së fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dhënë një mesazh nga burgu. Meta ...

13:58

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI