Flash

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

Lapsi.al 11 April 2025
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës

Një incident i rëndë raportohet se është regjistruar mbrëmjen së enjtes në ambientet e Pallatit të Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë. Raportohet se këtë incident është përfshirë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Sipas raportimeve, Ndreu ka ushtruar dhunë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati. Ngjarja më tej bëhet me dije se ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.

Fillimisht mes tyre ka pasur një përplasje verbale, e cila më pas ka përshkallëzuar në konfrontim fizik. Ngjarja është denoncuar pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, ndërsa shkaqet e sherrit ende nuk janë bërë publike.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu ...

07:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI