Flash

Zgjedhjet e 11 majit, nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit për diasporën

Lapsi.al 10 April 2025
Zgjedhjet e 11 majit, nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit

Në parkun Olimpik në Tiranë ka nisur vulosja e fletëve të votimit për diasporën, të cilët për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pritet që vulosja të mbyllet deri nesër për 245 953 fletë dhe të bëhet futja e tyre në zarf. Dërgimi pritet të nisë në fund të kësaj jave. Ky proces po ndiqet edhe nga përfaqësues të partive politike.

Postieri do të vijë deri në 3 herë në adresën e dhënë, në ditë të ndryshme e orare të ndryshme. Nëse nuk e gjen votuesin, do të lërë një shënim për t’i kërkuar atij të shkojë brenda 3 ditësh të tërheqë zarfin në pikën më të afërt postare.

Nëse zgjedhësi nuk shkon ta tërheqë, zarfi kthehet në Shqipëri. Pasi e plotësojnë fletën e votimit, zgjedhësit nga diaspora duhet të telefonojnë korrierin e tyre dhe ai do të vijë ta marrë zarfin në shtëpi, në një orar të dakordësuar nga të dy. Zarfi duhet të dërgohet në kohën e duhur pasi nëse mbërrin përtej orës 19:00 të datës 11 maj në Shqipëri, nuk do të lexohet.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI