Flash

Vota e diasporës, Celibashi: Fleta e votimit do u shkojë emigrantëve në banesë

Lapsi.al 10 April 2025
Vota e diasporës, Celibashi: Fleta e votimit do u shkojë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot lidhur me procedurën e mbërritjes së fletës së votimit në duart e shqiptarëve dhe pastaj kthimin sërish në Shqipëri.

Celibashi shprehet se procesi i shpërndarjes së fletëve pritet të mbyllet para datës 3 maj. Ai tha se postieri do të shkojë disa herë në shtëpinë e emigrantit dhe nëse nuk e gjen do t'i lihet shënim votuesit, që dokumentacioni zgjedhor ndodhet në zyrë postare, që të shkojë ta tërheqë.

Kreu i KQZ tregoi gjithashtu se do të duhet 4-5 ditë për ta kthyer mbrapsht fletën. Celibashi bëri me dije se çdo zarf që ka vulën e hyrjes, pas datës 11 maj dhe orës 19:00, nuk i nënshtrohet procesit të numërimit

“Koha që do kenë në dispozicion, nëse fillojmë shpërndarjen të hënën që vjen, brenda një dite, për Italinë, Greqinë, do e kenë zarfin në shtëpinë e tyre. Data 2-3 maj, të jetë data e fundit. Postieri do të shkojë herën e parë, nëse nuk e gjen, do i lërë shënim dhe një orar. Edhe nëse herën e tretë nuk realizohet, do i lihet shënim votuesit, që dokumentacioni zgjedhor ndodhet në zyrë postare, ku mund të paraqitet për ta tërhequr. Nëse deri në datën 3 maj, jo përtej një date të tillë, duhet llogaritur dhe koha që duhet të kthehet zarfi në Shqipëri. Do duhet 4-5 ditë për ta kthyer mbrapsht. Çdo zarf që ka vulën e hyrjes, pas datës 11 maj dhe orës 19:00, nuk i nënshtrohet procesit të numërimit”, tha ai.

Gjithashtu, Celibashi ka folur dhe lidhur me mënyrën se si do të realizohet kthimi i zarfit me fletën e votimit të zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri.

“Votuesi nga jashtë nuk ka nevojë të shkojë në një zyrë postare. Në momentin që ka përfunduar procesin e votimit, do ta fusë në zarfin A, zarfin A do ta fusë tek zarfi B, më pas zarfin B do ta fusë në zarfin e postës. Më pas do të telefonojë operatorin e shërbimit postar”, tha kryekomisioneri.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI