Flash

Video/ Skandal në Europianin e Mundjes: Zyrtari rus fyen e shtyn kampionin shqiptar

Lapsi.al 10 April 2025
Video/ Skandal në Europianin e Mundjes: Zyrtari rus fyen e shtyn kampionin

Një ngjarje e pazakontë dhe ka ndodhur gjatë ceremonisë së medaljeve në Kampionatin Europian të Mundjes që po mbahet në Bratislavë, Sllovaki. Kampioni Chermen Valiev, i cili garon nën flamurin shqiptar, u përball me një gjest skandaloz nga presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe njëkohësisht zëvendëspresident i Federatës Botërore, Mikhail Mamiashvili.

Në momentin që Valiev u shpall kampion Europe dhe priste medaljen e artë, Mamiashvili përdori forcë gjatë vendosjes së medaljes në qafën e tij, e më pas e shtyu fizikisht sportistin. Në sfond është dëgjuar edhe fjala “tradhtar”, një ofendim i drejtpërdrejtë ndaj Valiev për faktin se ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë dhe jo Rusinë në arenën ndërkombëtare.

Ky veprim ka tronditur komunitetin sportiv dhe përfaqëson një shkelje të hapur të vlerave olimpike dhe etikës së sportit. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka reaguar ashpër, duke dënuar incidentin dhe duke paralajmëruar se do të informojë të gjitha organizmat ndërkombëtare për këtë sjellje fyese dhe të papranueshme.

Gesti i Mamiashvilit ngre pyetje serioze mbi standardet dhe integritetin në drejtimin e organizmave ndërkombëtare të sportit, ndërkohë që për Shqipërinë, kjo fitore mbetet një nga më të rëndësishmet në arenën europiane.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI