Flash

Shtyhet me 24 orë ardhja e emigrantëve nga Italia në Gjadër

Lapsi.al 10 April 2025
Shtyhet me 24 orë ardhja e emigrantëve nga Italia në Gjadër

Është shtyrë me të paktën 24 orë transferimi i emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, i kthyer me dekret të qeverisë italiane në qendër mbajtjeje riatdhesimi.

Burime shqiptare i thanë agjensisë ANSA se mëngjesin e sotëm autoritetet italiane paralajmëruan se dy anijet e planifikuara për sot në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë nesër, në të njëjtat orare: rreth orës 15:00, anija e parë me 15 emigrantë në bord.

Megjithatë, në mbrëmje, rreth orës 19:00, mbërriti anija e dytë, me 25 emigrantë të tjerë. Në total, rreth dyzet, e barabartë me kapacitetin aktual të kontejnerëve të ngritur brenda kampit të Gjadrit.

Të këshilluara

Sulm me dron në Kiev, plagosen 12 persona

Dronët rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytetin jugor Mykolaiv gjatë natës, duke plagosur të paktën 12 persona, thanë autoritetet të enjten. Dy gra...

15:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI