Flash

Iu gjet 8.4 kg kokainë e fshehur në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 10 April 2025
Iu gjet 8.4 kg kokainë e fshehur në makinë, arrestohet shqiptari

Guardia di Finanza e Parmës ka përfunduar një operacion, duke sekuestruar 8.4 kilogramë kokainë dhe arrestuar një shtetas shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës. Arrestimi u bë pranë kryqëzimit të autostradës Parma, ku 28-vjeçari, banues në Langhirano, u ndalua teksa drejtonte një makinë.

Gjatë procedurave të identifikimit, i riu ka shfaqur shenja nervozizmi, duke ngjallur më tej dyshimet e efektivëve, sipas mediave italiane. Gjatë një kontrolli më të plotë të automjetit, oficerët gjetën një mbulesë tapeti të instaluar posaçërisht që ishte ndryshe nga pajisjet origjinale të makinës.

Kjo ka çuar në zbulimin e një hapësire të fshehur, brenda të cilës fshiheshin shtatë blloqe kokainë, së bashku me para të gatshme që kapnin vlerën e më shumë se 40 mijë eurove. Gjatë kontrollit të mëpasshëm në shtëpinë e të riut është gjetur edhe një makineri numërimi parash.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve, lënda narkotike, pasi të shitej me pakicë, do të kishte gjeneruar të ardhura rreth 750,000 euro. Arrestimi i korrierit u vërtetua nga gjyqtari dhe i riu ndodhet tashmë në paraburgim.

Të këshilluara

Sulm me dron në Kiev, plagosen 12 persona

Dronët rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytetin jugor Mykolaiv gjatë natës, duke plagosur të paktën 12 persona, thanë autoritetet të enjten. Dy gra...

15:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI