Flash

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës

Lapsi.al 10 April 2025
Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për rekurs të Redjan

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë kërkesën për Rekurs të paraqitur nga i pandehuri Redjan Rraja, kundër vendimit të datës 1.11.2022 të GJKKO.

Vendimi ka të bëjë me masën e sigurisë dhënë nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën, i akuzuar si ekzekutor në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj tek mbikalimi i Shkozetit.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Të këshilluara

Sulm me dron në Kiev, plagosen 12 persona

Dronët rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytetin jugor Mykolaiv gjatë natës, duke plagosur të paktën 12 persona, thanë autoritetet të enjten. Dy gra...

15:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI