Flash

Erjon Alibej kërcënon gazetarët në GJKKO: Të jenë të kujdesshëm

Lapsi.al 10 April 2025
Erjon Alibej kërcënon gazetarët në GJKKO: Të jenë

Bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej ka kërcënuar gazetarët në seancën e sotme në GJKKO, të 'Plumbit të Artë'. Alibej pretendoi gjatë fjalës së tij se disa media kanë insinuar duke e prekur atë dhe familjen e tij në moral.

Alibej u shpreh se në rast se do përsëritet e njëjta gjë, atëherë ai do t'i drejtohet me kërkesë togave të zeza që në seancë të jetë i pranishëm ose ai ose gazetarët.

“I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë. Në rast se do të përsëritet, do të ketë vetëm një zgjidhje, ose unë ose ata në seancë. Nuk është se nuk duam prezencë të mediave në gjyq, por të jenë të kujdesshme në raportimet që bëjnë”, u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë përpara togave të zeza.

Reagimi i përsëritur i Alibejt vjen pas një apeli që bëri edhe në seancën e të martës së kaluar, ku Xhuljano Hoxha e akuzoi se Alibej i ka rrëfyer se donte të vriste Kastriot Kilen, i njohur si “Oti”, ku tregoi edhe arsyen, që në disa media u raportua, e cila ka të bëjë sipas Hoxhës me rrethana personale e intime. Alibej, ndonëse pretendon për transformim të deklarimeve apo çfarë ndodh në seancë, nuk e specifikoi se ku qëndron dallimi mes deklarimeve dhe raportimeve në media, duke u majftuar me faktin se ka shqetësuar atë dhe familjen e tij.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI