Flash

'Bojkotoni 11 majin'/ Rama thirrje: Po nuk më votuat mua, mos dilni fare nga shtëpia

Lapsi.al 10 April 2025
'Bojkotoni 11 majin'/ Rama thirrje: Po nuk më votuat mua, mos

Kur jemi në prag të çeljes së fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama duket i trembur nga vota e gjithë qytetarëve. Ndryshe nga komunikimet e shpeshta të politikanëve për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje, Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet nëse do të votojnë koalicionin e Sali Berishës.

“Më 11 maj mos bëni gabim të votoni kënetën. Shikoni atë e kap gjumi herë pas here, e ka nga mosha e thyer, nuk ka faj. Ore kurrë mos më votofshi mua dhe Partinë Socialiste, por si mund të shkoni pas një të roituri. Rrini në shtëpi. Më mirë mos dilni fare nga shtëpia dhe mos hidhni votën në kënetë”, tha Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 89.5 lekë dhe...

07:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI