Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

Lapsi.al 9 April 2025
Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të

Pikërisht në kulm të polemikave nëse edhe SPAK ashtu si partitë politike ka gazetarët e tij mercenarë të cilët në vend që të informojnë publikun i shërbejnë propagandës së Prokurorisë së Posaçme, një anëtar i kësaj trupe i ka hedhur benzinë zjarrit të debatit.

Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, pranoi në një seancë të hapur në Gjykatën Kushtetuese se SPAK ka krijuar një praktikë të marrjes së lejes prej gazetarëve në SPAK para se të publikojnë një materiale që përbëjnë sekret hetimor.

https://rumble.com/v6rvgsh-rasti-qyno-prokurori-bledar-maksuti-ne-gjykaten-kushtetuese.html

Deklarata u bë në sancën e Gjykatës Kushtetuese që shqyrton ankesën e gazetarit Qyno të cilit i janë sekuestruar mjetet e punës nga SPAK për të identifkuar burimin e informimit.

Andi Bushati: Si po LALI-zohet propaganda e SPAK 

Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.

Bledar Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.

"SPAK pranon se të dhënat hetimore që shpërndahen në media i filtrojnë paraprakisht ata, prokurorët pra...

Kjo është prova fatale që e fajson SPAK, me fjalët e veta, që është autor i përhapjes së përgjimeve dhe të dhënave hetimore në media, me qëllimin e vetëm që të nxiten gjyqe popullore. Është autor edhe kur nuk i shpërndan vetë ato të dhëna, sepse i kontrolloka paraprakisht, çfarë duhet dhënë në publik e çfarë jo" e ka komentuar këtë skandal në Facebook-un e tij avokati Ylli Manjani

Prokurori Bledar Maksuti i bëri këto deklarata në procesin e gazetarit Elton Qyno. Qyno ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për kontrollin në banesën e tij dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij elektronike. Sipas Qynos ai është në të drejtën e tij si gazetar për të publikuar lajme dhe për të mos nxjerrë burimin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI