Flash

Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit të OKB-së të vizitojnë Kosovën

Lapsi.al 9 April 2025
Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit të OKB-së të

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u bëri ftesë përfaqësuesve të shteteve anëtare që të vizitojnë Kosovën. Gërvalla theksoi se ata duhet ta shohin realitetin nga afër dhe jo përmes pasqyrimeve të deformuara në raporte të cilat nuk reflektojnë gjendjen faktike.

“Në vend që të ndikohemi nga raporte që nuk pasqyrojnë realitetin në vend, ftoj sinqerisht Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të vizitojë Kosovën. Krijojeni vetë përshtypjen tuaj për atë që po ndodh atje. Vizitojini qytetarët serbë në katër komunat veriore të vendit dhe bisedoni me ta,” deklaroi Gërvalla, tha ajo.

Gërvalla theksoi se qytetarët serbë në veri të Kosovës, sot më shumë se kurrë më parë, po ndihen të lirë nga presioni dhe frika e strukturave kriminale të lidhura me Beogradin. Ajo shtoi se fushata e dezinformimit që synon të paraqesë qeverinë si problem për qytetarët serbë është e pabazë dhe bie poshtë përballë realitetit që përjetohet në terren.

“Ata do t’ju tregojnë se si, më në fund, ndihen të lirë nga presioni dhe terrori i bandave të organizuara kriminale, miq të z. Gjuriç dhe të tjerëve. Asgjë nuk mund të zëvendësojë përshtypjen personale që do ta merrni duke i parë nga afër dhe biseduar hapur me të gjithë ata që mund t’i keni parë si të ndikuar nga raporte të njëanshme,” tha Gërvalla.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit, Gërvalla nënvizoi se shumë nga përfaqësuesit e vendeve partnere që i kanë vizituar komunat veriore kanë ndryshuar plotësisht perceptimin e tyre mbi situatën në vend pas vizitave të tyre në terren.

“Do ta ndryshoni mendimin tuaj për atë që po ndodh, ashtu siç e kanë ndryshuar të gjithë ata që kam takuar dhe që kanë qenë prezent në katër komunat veriore të Kosovës. Ndoshta është një alternativë më e mirë sesa të besoni verbërisht,” përfundoi ministrja.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI