Flash

Berisha: Informova komitetin antitorturë për torturën publike ndaj Ilir Metës

Lapsi.al 8 April 2025
Berisha: Informova komitetin antitorturë për torturën publike

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në deklaratën e sotme për mediat lidhur me takimet e tij të zhvilluara në Strasburg në Këshillin e Europës.

Berisha tha se një numër i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE, shprehën angazhimin e tyre për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai bëri gjithashtu me dije se kishte zhvilluar një takim edhe në komitetin antitorturë.

Berisha tha se e kishte informuar për gjendjen dramatike të burgjeve dhe "për torturën që ushtrohet në komisariae e në qeli". Ai u shpreh se një vëmendje të veçantë në takim kishte edhe arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.

"Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg. Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq.

Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat u hodhën themelet e narkoshtetit.

Hapjen e Shqipërisë ndaj kokainës. Shkrirjen në një sipërmarrje të përbashkët të shtetit me drogën dhe krimin.

Vendimarrjen në të gjitha nivelet të krimit të organizuar në Shqipëri. Këto ishin tezat kryesore që unë paraqita aty të faktuara me dokumente dhe që mund të them se ishin tronditëse për audiencën e nderuar. Natyrisht impakti, receptiviteti i kësaj ekspozeje ishte shumë pozitive.

Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, shprehën direkt angazhimin e tyre për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pata një takim të veçantë në komitetin antitorturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera. E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga.

Për gjobën e tmerrshme që paguajnë të burgosurit gjer në 2 mijë euro për të pasur kushtet më minimale. Një vëmendje të veçante kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta. Këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 përqind janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë. Nga 15-20 përqind që është norma e fryrë, këtu është 67 përqind dhe kjo nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste. Mendoj se ky ishte një takim shumë i çmuar, shumë i dobishëm me komitetin e antitorturës.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI