Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE në kërkesat për azil

Lapsi.al 7 April 2025
Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE në kërkesat për azil

Sipas raportit të fundit të Komisionit të BE-së, Gjermania nuk është më kryesuesja e BE-së në aplikimet për azil për herë të parë në vite. “Welt am Sonntag” citoi raportin e 2 prillit 2025, të konsideruar si konfidencial, mbi situatën e migrimit në BE dhe vendet e treta.

Vendin e parë në aplikimet për azil aktualisht e mban Franca me 40.871 kërkesa të regjistruara për azil nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Pastaj renditet Spanja (39.318 kërkesa për azil) dhe e treta Gjermania.

Rënie prej 41 për qind

Në Gjermani, numri i kërkesave për azil ka rënë me 41 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku kishte 37.387 aplikime. Në fund të renditjee së BE gjenden Hungaria me 22 kërkesa për azil dhe Sllovakia me 37 kërkesa. Sipas raportit të Welt am Sonntag, një e katërta e të gjitha aplikimeve për mbrojtje në Gjermani bëhen nga sirianë (24 përqind), të ndjekur nga afganët (16 përqind) dhe turqit (11 përqind). Franca është bërë vendi numër një i destinacionit për ukrainasit.

Rritje e ndjeshme e kërkesave për azil nga Venezuela

Sipas raportit, shumica e atyre që kërkojnë mbrojtje në BE, si dhe Zvicër dhe Norvegji erdhën nga Venezuela, të ndjekur nga azilkërkuesit nga Afganistani dhe Siria. Në përgjithësi, numri i kërkesave për azil nga venezuelasit u rrit me 44 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. Kërkesat për azil nga ukrainasit, kinezët dhe indianët gjithashtu u rritën ndjeshëm. Në të kundërt, dukshëm më pak njerëz nga Siria, Kolumbia dhe Turqia kanë aplikuar për azil gjatë kësaj periudhe./DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI