Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Macron: Tarifat e Trump janë brutale. Kompanitë tona të ndalojnë investimet në SHBA

Lapsi.al 3 April 2025
Macron: Tarifat e Trump janë brutale. Kompanitë tona të

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër lidhur me tarifat e vendosura nga Trump në mbarë vendin, dhe thekson se pajtohet me udhëheqësit e BE-së se “asgjë nuk mund të përjashtohet” në përgjigje të lëvizjes së Trump pasi “të gjitha instrumentet janë në tryezë”.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është efektive dhe më proporcionale, por që gjithashtu tregon qartë se jemi të vendosur që të mos i bëjmë këta sektorë viktima të këtyre tarifave,” thotë ai.

Ndër mjetet e disponueshme, ai përmend në mënyrë të theksuar një ndërhyrje të mundshme në shërbimet dixhitale, ku Shtetet e Bashkuara përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga Evropa.

Macron theksoi se vendimi i presidentit të SHBA ishte “brutal dhe i pabazuar”.

Tarifat do të kenë një "ndikim të madh" në ekonominë europiane, paralajmëroi presidenti francez, duke shtuar se amerikanët do të dalin "më të dobët dhe më të varfër". Më pas ftesa për kompanitë franceze: ndaloni investimet në SHBA, derisa të qartësohen tarifat.

Ai gjithashtu u kërkon liderëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe t’i rezistojnë tundimit për të shkuar vetëm, ??por për të shfrytëzuar madhësinë e tregut evropian në çdo përgjigje politike.

Të këshilluara

OKB: Ukraina sot vendi më i minuar në botë

Rreth dy milionë mina tokësore janë të shpërndara nëpër Ukrainë, sipas OKB. Do të duhen vite që ato të pastrohen. Në qytetin e Bovary, në periferi të Kiyvit, ta...

17:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI