Flash

Vdes në moshën 101-vjeçare britanikja që theu kodin e nazistëve

Lapsi.al 1 April 2025
Vdes në moshën 101-vjeçare britanikja që theu kodin e

Është shuar në moshën 101-vjeçare britanikja Charlotte Betty Webb. Ajo ishte dekoruar dy herë për punën e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi arriti të deshifronte kodin e komunikimit të nazistëve.

Ai ishte një nga individët e paktë të mbijetuar që kishte punuar në këtë programin që ndryshoi rrjedhën e luftës. Në këtë program luajti një rol të madh edhe matematikani Alan Turing. Webb i ishte bashkuar përpjekjes së deshifrimit në moshën 18-vjeçare. Ajo madje punoi edhe për të thyer komunikimet e koduara të japonezëve për llogari të amerikanëve.

Në vitin 2020, Webb i tha BBC-së se ajo "nuk kishte dëgjuar kurrë për qendrën britanike për thyerjen e kodeve të kohës së luftës”. Kjo pasi puna atje ishte top sekret. Më vonë, pasi u hoqën kufizimet për të folur, ajo pranoi se deri në vitin 1975, ajo nuk mund t'u tregonte as prindërve se ku ishte dhe çfarë po bënte.

Bletchley Park code breaker Betty Webb dies aged 101 - BBC News

Në vitin 2021, asaj iu dha nderimi më i lartë i Francës, Legjioni i Nderit. Ishte një vendim i marrë në vitin 2014 nga presidenti i atëhershëm François Hollande për të nderuar 6000 britanikë që kishin kontribuar në çlirimin e Francës.

Kur lufta në Evropë përfundoi në maj të vitit 1945, por ndërkohë vazhdonte në Paqësor, ajo shkoi të punonte në Pentagon në SHBA. Atje ai punoi në dekodimin e mesazheve japoneze. Pas luftës punoi si sekretare në një shkollë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI