Flash

“Agron Shehajt i ofrova Bashkinë e Tiranës”/ Berisha: I kam kërkuar të mos largohet

Lapsi.al 31 March 2025
“Agron Shehajt i ofrova Bashkinë e Tiranës”/ Berisha: I

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin "Now" në Euronews Albania se Agron Shehajt i është bërë kërkesë që të jetë pjesë e koalicionit nën drejtimin e PD dhe ai e ka refuzuar. Berisha zbuloi se Shehajt i ishte ofruar që të kandidonte për bashkinë e Tiranës si dhe të merrte drejtimin politik të Tiranës gjatë fushatës, gjë që ai nuk e ka pranuar duke bërë zgjedhjen e tij.

“Agron Shehaj u shkëput në mënyrë të pashpjegueshme, por unë jam i mendimit që e drejta e zgjedhjes është e drejta themelore e njeriut. Shehaj mendoi se do ketë një të ardhme në politikë më të mirë jashtë PD, është e drejta e tij.

Atij ju ofrua oferta për koalicion me të vetmin qëllim që asnjë votë e elektoratit tonë të mos i mungojë PD në betejë me Ramën. Ai refuzoi. Pajtohet, në një farë mënyre kontribuon me këtë të keqe, ai merr vota si të dëmtojë frontin opozitar.

Agron Shehajt i janë bërë të gjitha ofertat. I është ofruar a dëshiron të kandidosh për bashkinë Tiranë? Jo tha, dua më shumë. Iu ofrua drejtimi politik i Tiranës gjatë fushatës. Unë respektoj çdo zgjedhje, por për mua vend më të përshtatshëm se këtu ku je nuk ka.

Ai bëri zgjidhjet e tij. I kam thënë mos u largo se vendi yt është këtu. I kam çuar fjalë pasi është krijuar koalicioni: "Urdhëro në koalicion", sikundër atyre të tjerëve, "Hajdeni të bashkohemi të heqim këtë, pastaj secili të marrë qëndrimet e tij".

E ka marrë Bylykbashi. I kam kërkuar të lidhet me të, i kam thënë "hajde urdhëro". Iku me një ide, por ideja e tij nuk mund të ishte kurrë që të dëmtojë PD se ky kod e dëmton”, - tha Berisha. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI