Flash

Tërmeti në Mianmar, mbi 1644 viktima, qindra të tjerë të plagosur

Lapsi.al 29 March 2025
Tërmeti në Mianmar, mbi 1644 viktima, qindra të tjerë

Të paktën 1644 njerëz raportohet se kanë të vdekur në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur, pas një tërmeti me magnitudë 7.7, që tronditi që shkaktoi dëme të mëdha.

Qindra njerëz besohet të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, përfshirë të paktën 50 punëtorë ndërtimi të cilët janë të zhdukur pasi një ndërtesë e lartë u rrafshua nga tërmeti në Bangkok.

Ndërkohë, më shumë se 90 njerëz besohet se janë bllokuar në rrënojat e një blloku apartamentesh në Mandalay, Myanmar, tha një zyrtar i Kryqit të Kuq për AFP.

AFP thotë se një grua 30-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e kësaj ndërtese, pasi mbeti e bllokuar për rreth 30 orë. Ajo u transportua me barelë dhe më pas u dërgua në spital.

“Në fillim nuk e mendoja se ajo do të ishte gjallë”, tha burri i saj për AFP ndërsa priste gjatë shpëtimit. “Jam shumë i lumtur që kam dëgjuar një lajm të mirë”.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI