Flash

Rama shtron iftar: Në një ditë të tillë, jeta duket më e bukur dhe më e lehtë!

Lapsi.al 28 March 2025
Rama shtron iftar: Në një ditë të tillë, jeta duket

Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e sotme iftar për besimtarët myslimanë. Gjatë fjalës së tij, para të pranishmëve, Rama tha se imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së Ballies në Elbasan dhe xhamia e Namazgjasë në Tiranë. Më tej, ai shtoi se në një ditë të tillë, jeta duket më e bukur dhe më e lehtë.

“Mirë se keni ardhur. Imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së Ballies në Elbasan, e cila u vlerësua edhe me çmim ndërkombëtar për arkitekturën dhe sot në Tiranë, ka hapur dyert, edhe xhamia e madhe e Namazgjasë. Kjo sofër tradicionale me jep një ndjesi gati fëminore, gëzimi dhe mund të them se e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit, kur na jepet mundësia të ndihem mirë te triumfi i dashamirësisë dhe rrjedha pozitive e jetës. Në një ditë të tillë, jeta duket më e bukur dhe më e lehtë”, theksoi ai.

Rama tha se myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por janë vlerë e shtuar e një vendi sipas tij të denjë për të qenë anëtare e BE.

“Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet. Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan. Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, theksoi ai.

Të këshilluara

Ekspertët amerikanë shkojnë në SPAK

Këtë të premte ekspertët amerikanë janë paraqitur sërish në SPAK. Ata janë parë duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mesditën e kësaj të premteje. ...

16:10

Tërmet i fortë godet Santorinin

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e t...

19:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI