Flash

Po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut, ndalohen 9 gazetarë

Lapsi.al 24 March 2025
Po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut, ndalohen 9

Autoritetet turke i kanë ndaluar nëntë gazetarë - të cilët po i mbulonin protestat e natës në disa qytetet kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu - njoftoi të hënën Unioni i Gazetarëve i Turqisë. Nuk është e qartë ende arsyeja e ndalimit të gazetarëve.

Një gjykatë turke urdhëroi të dielën burgosjen e Imamoglut, rivalit kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, në pritje të gjykimit nën akuzat për korrupsion. Arrestimi i Imamoglut javën e kaluar ka nxitur protestat më të mëdha në vend në dekadën e fundit.

Megjithëse në shumë qytete protestat në rrugë u ndaluan nga autoritetet, ka pesë net radhazi që qytetarët kanë mbajtur protesta, kryesisht paqësore, kundër Qeverisë. Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ka bërë thirrje për protesta kundër vendimit të gjykatës për Imamoglun, duke e cilësuar vendimin si të politizuar dhe jodemokratik.

Qeveria mohon se hetimet janë të motivuara politikisht dhe thotë se gjykatat janë të pavarura. Imamoglu i ka hedhur poshtë akuzat me të cilat ngarkohet, duke i quajtur ato "akuza dhe shpifje të papërfytyrueshme" dhe ka bërë thirrje për protesta në mbarë vendin.

Në një fjalim gjatë demonstratës në Stamboll, para selisë së bashkisë, lideri i CHP-së, Ozgur Ozel, tha të dielën se ata do të vazhdojnë protestat derisa Imamoglu të lirohet. Një fotograf i stafit të Agence France Presse (AFP) është mes gazetarëve të ndaluar, tha sindikata në një postim në X.

Të këshilluara

Papa Françesku del pas 37 ditësh në spital

Pas një qëndrimi të gjatë 37-ditor në spital për shkak të pneumonisë së rëndë, Papa Françesku është duke u rikthyer në jetën publike. Atij është liruar nga spit...

19:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI