Flash

Zbulohet vendi ku do të numërohen votat e diasporës në 11 maj

Lapsi.al 23 March 2025
Zbulohet vendi ku do të numërohen votat e diasporës në 11

Parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova”, do të shërbejë si vendgrumbullimi dhe numërimi për votat e diasporës në zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit. Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i cili në një mbledhje pak ditë më parë u shpreh se ambjentet e vetë KQZ-së janë të pamundura për nga kapaciteti në hapësirë për këtë proces, ndaj është menduar Parku si një mundësi alternative pasi ka dhe kapacitetin e mjaftueshëm.

Bëhet me dije se parku do të jetë i dedikuar vetëm për KQZ-në, nuk do të ketë lëvizje apo aktivitete të tjera që do të ndodhin paralelisht. Gjithashtu do të instalohen pajisje të shumta me mijëra, kamera që përdoren në qendrat e votimit, pajisjet e identifikimit elektronik, numërimi elektronik etj. KQZ ka deklaruar se Parku është një ambient me hapësirë të mjaftueshme për të numëruar të 12 qarqet, ka aksesueshmëri, është një ndërtesë publike, dhe nuk do të ketë kosto të tjera, përveç organizmit logjistik brenda.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI