Flash

Papa Francesku del nga spitali pas 37 ditësh/ Mjekët: Nuk u intubua asnjëherë

Lapsi.al 23 March 2025
Papa Francesku del nga spitali pas 37 ditësh/ Mjekët: Nuk u intubua

Papa Françesku doli në dritaren e spitalit “Gemelli” të Romës për një përshëndetje të shkurtër për besimtarët me rastin e Meshës së të Dielës. Ai u kthye sot në Vatikan pas 37 ditësh shtrimi në spital.

Mjekët shpjeguan se Ati i Shenjtë "nuk ka qenë asnjëherë i intubuar dhe se ka qenë gjithmonë vigjilent" edhe pse ka pasur "dy episode në të cilat jeta e tij ishte në rrezik".

Papa Francesco, le dimissioni dal Gemelli e il rientro a Santa Marta. La diretta | Il saluto dalla finestra «Grazie per le vostre preghiere». Ora il ritorno in Vaticano

Kjo është dalja e parë publike e Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital më 14 shkurt. “I falënderoj të gjithë, e përshëndes këtë zonjë me lulet e verdha”, këto ishin fjalët e para të Papës. Më pas Françesku bekoi turmën e besimtarëve.

Sheshi ishte i mbushur me njerëz për përshëndetjen e Papës.

“Kam qenë i trishtuar nga rifillimi i bombardimeve të rënda izraelite në Rripin e Gazës, me shumë vdekje dhe plagosje. Kërkoj që armët të heshtin menjëherë dhe të kemi guximin të rifillojmë dialogun, që të gjithë pengjet të lirohen dhe të arrihet një armëpushim përfundimtar”, thuhet në një deklaratë të Papës të lëshuar nga Vatikani.

“Në Gaza, situata humanitare është edhe një herë jashtëzakonisht serioze dhe kërkon angazhimin urgjent të palëve ndërluftuese dhe komunitetit ndërkombëtar”, - shton ndër të tjera Papa. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI