Flash

FOTO/ Edukatorja e kopshtit me profil në “OnlyFans”: Prindërit nuk duan të lë punën

Lapsi.al 23 March 2025
FOTO/ Edukatorja e kopshtit me profil në “OnlyFans”:

Një edukatore kopshti në Treviso të Italisë ka përfunduar në faqet e para të mediave pasi u zbulua se kishte një profil në faqen “OnlyFans”. Elena Maraga, 29 vjeç u zbulua nga prindërit e nxënësve të saj dhe menjëherë më pas ui pezullua nga detyra. Por ajo thotë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga puna e saj.

Përmes avokatëve ajo deklaroi se “mendon të vazhdojë punën e saj si edukatore kopshti”, edhe falë mbështetjes që ka marrë nga shumë prindër, të cilët thotë se po organizojnë një peticion në favor të saj.

© Instagram

Avokatët e 29-vjeçares kanë sqaruar se, megjithëse është e gatshme të gjejë “një marrëveshje të drejtë me punëdhënësin e saj për të shmangur proceset e mëtejshme gjyqësore”, Maraga beson se “veprimtaria që ajo ushtron nuk reflekton në asnjë mënyrë në performancën e saj në punë dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë fuqi sanksionimi i një natyre thjesht morale”.

© Instagram

Avokatët gjithashtu theksojnë se Maraga “asnjëherë nuk ka prodhuar foto apo video me përmbajtje pornografike” dhe se lajmi i regjistrimit të saj në platformën e përmbajtjes me pagesë “nuk është publikuar nga ajo, por nga një prind i një prej nxënësve të klasës së saj”.

© Instagram

Mësuesja e re nuk është kthyer ende në mësim pas “tërmetit” mediatik që shpërtheu më 12 mars dhe nuk do të kthehet deri në zgjidhjen e problemit. Ndërkohë që aktiviteti i saj në shkollë është pezulluar përkohësisht, aktiviteti në rrjetet sociale ka shënuar rritje. Në një javë, ndjekësit e profilit publik të Elena Maragës në Instagram kanë shkuar nga 6,500 në 18,800.

© Instagram

Jo vetëm kaq. Mësuesja ka riaktivizuar edhe profilin e saj “privat” në Instagram, i cili u hoq përkohësisht me kërkesë të drejtueses së shkollës. Pikërisht përmes kësaj llogarie, e cila tani ka 3,800 ndjekës, u zbuluan lidhjet që të çojnë në profilin e tij OnlyFans dhe kanalin Telegram ku ajo ndan pamjet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI