Flash

Trump vijon hakmarrjen, anulon lejet e sigurisë për Harris, Clinton e të tjerë

Lapsi.al 22 March 2025
Trump vijon hakmarrjen, anulon lejet e sigurisë për Harris, Clinton e

Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar lejet e sigurimit për ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris, ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton për kundërshtarët demokratë, Kamala Harris dhe Hillary Clinton, si dhe për një sërë funksionarësh të tjerë të lartë të mëparshëm, shkruan Reuters.

Ky veprim vjen pasi lideri amerikan në muajin shkurt njoftoi se do të tërhiqte lejen e sigurimit për pasardhësin e tij, Joe Biden. Ai e konfirmoi këtë veprim në një mesazh të fundit, duke shtuar se do të tërhiqte gjithashtu lejen e sigurimit për cilindo tjetër anëtar të familjes Biden.

“Kam arritur në përfundimin se nuk është më në interesin kombëtar që individët e mëposhtëm të kenë qasje në informacione të klasifikuara”, thuhet në memorandumin e Trumpit.

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ish-senatorët republikanë, Liz Cheney dhe Adam Kinzinger gjithashtu ishin në listën e atyre që humbën lejet e sigurimit, si dhe Fiona Hill, ish-këshilltare për çështjet ruse në administratën e parë të Trumpit.

Trump ka tërhequr më parë lejet e sigurimit për një numër ish-drejtuesish të inteligjencës, të cilët i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Bidenit, pa ofruar prova. Joe Biden, në vitin 2021, kur ishte president, i ndaloi rivalit Trump qasjen në informacionet inteligjente, duke cituar si arsye sjelljen e tij të paarsyeshme.

Të këshilluara

Protestat në Turqi, mbi 300 të arrestuar

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të St...

14:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI