Flash

Protestë për lirimin e Hashim Thaçit në Kosovë

Lapsi.al 22 March 2025
Protestë për lirimin e Hashim Thaçit në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dyditore në Kosovë, e cila u mundësua nga Gjykata Speciale, pesë ditë pas vdekjes së babait të tij.

Thaçi arriti në Kosovë të premten, ku ndalesa e tij e parë ishte te varri i babait të tij, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar. Atje, ai vendosi një kurorë lulesh me një mesazh të shkruar që thoshte: “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”. Pas kësaj, Thaçi kaloi disa orë me familjen e tij, ndërsa natën e kaloi te zyra e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku takoi bashkëshorten dhe vëllezërit.

Gjatë kësaj vizite, një numër i madh qytetarësh u mblodhën për të protestuar, duke kërkuar lirinë e Thaçit. Ata mbajtën pankarta me mbishkrime si “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër” dhe “Drejtësi, jo politikë”.

Gjykata Speciale e konfirmoi vizitën e Thaçit, duke theksuar se ai ishte lejuar të bëjë nderimet dhe të kalonte kohë me familjen e ngushtë për arsye humanitare. Megjithatë, ai vazhdon të mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që prej vitit 2020.

 

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Lezhë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, në Lezhë duke pësuar dëme të pjesshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të...

14:33

Motër e vëlla në Lezhë kapen duke vjedhur

Motër e vëlla kanë vjedhur artikuj të ndryshëm në një parukeri në Lezhë. Sipas policisë ata hynë me forcë gjatës natës. Në pranga u vu 26-vjeçari, ndërsa pro...

10:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI